"Guxo është bërë parti satelit e Vetëvendosjes" - Meta kritikon Donika Gërvallën dhe Faton Pecin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Guxo është bërë parti satelit e Vetëvendosjes” – Meta kritikon Donika Gërvallën dhe Faton Pecin

    Insajderi
    12 December 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Burim Meta ka kritikuar ashpër dy liderët e partisë “Guxo”, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, duke thënë se ata kanë shndërruar partinë e tyre në një “parti satelit” të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Meta e shpjegoi këtë qëndrim duke theksuar se “Guxo” ka dështuar të ruajë identitetin e saj të pavarur dhe tani është e lidhur ngushtë me qeverinë aktuale.

    Ai u shpreh “Krijuam një mbledhje të Guxo dhe nga pikat e dobëta që kam pasur partia Guxo, konkretisht dy bashkëkryetarët, natyrisht ne vendosëm që nuk mund ta mbështesim një parti, e cila është satelit e pushtetit apo e një partie tjetër, Vetëvendosjes. Natyrisht edhe kjo pamje e kësaj liste tregon më të vërtetë që është parti satelit. E cila asnjëherë më nuk ka përçuar identitetin për të cilin ne fillimisht jemi marrë vesh edhe me statutin tonë.”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Meta shtoi se synimi për krijimin e një partie të pavarur dhe të fortë ishte larguar, dhe kjo ishte një humbje për partitë e reja politike në Kosovë.

    “Ne krijuam një organizatë të re politike në Kosovë, organizatë që pretendimin të jetë më e mira. Dhe që partia jonë ka qenë joshëse dhe ka pasur shumë interesime më kohë e më kohë që të inkuadrohen e të vijnë tek ne. Por është mbyllur dhe nuk është pranuar nga bashkëkryetarët. Të cilët ndjenin vetëm interesat e tyre personale, duke korruptuar interesat e partisë,” tha ai.

    Në lidhje me presidenten Vjosa Osmani, Meta e akuzoi Gërvallën dhe Pecin se e kishin tradhtuar. “E kanë tradhtuar me dy këmbët e tyre… Është shantazhuar duke folur fjalë për të, që është e panevojshme më për partinë Guxo,” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark