Viktor Buzhala ka njoftuar largimin nga partia “Guxo”, duke ia dhënë kështu një goditje të madhe subjektit politik që udhëhiqet nga Faton Peci dhe Donika Gërvalla.
Buzhala ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’ se nuk i mjafton të jetë vetëm anëtar i një partie.
“Per te hyre ne politike, me eshte dashur te sakrifikoj shume ne aspektin personal. Qellimi i vetem ishte te kontriboja. Deri tash, nuk mu dha ajo mundesi”, deklaroi Buzhala.
“E kjo situate, ku une mbetem totalisht i paangazhuar, duke konsideruar qe mundesia per te kontribuar nga kendi i anetarit te thjeshte te nje partie eshte zero, bie ndesh totalisht me ate per cka une jam angazhuar ne politike”, vijon postimin ai.
Ai ka falënderuar Gërvallën për mbështetjen, teksa paralajmëroi se s’do t’i ndryshojë bindjet politike. /Insajderi.org/