Ish-kryeredaktori dhe autori i emisionit “Debat” në RTK, Ridvan Berisha, përmes një postimi në facebook ka treguar arsyen për të cilën i njëjti po hetohet nga prokuroria.
Berisha ka shkruar në facebook se po hetohet për keqpërdorim të detyrës në rastin e një emisioni lajmesh “Ha Ha Land”.
Këtë informacion i njëjti tha se e ka pranuar dje.
“Zyrtarisht jam i dyshuar nën pretentimet e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një emisioni parodi lajmesh Ha Ha Land. Kështu u informova dje nga hetuesia ndërsa nuk arrita për mungesë avokati ta jap versionin e rrëfimit tim për këtë rast, të iniciuar me denoncim nga Shkumbin Ahmetxhekaj, Drejtor i Përgjitshëm i RTK-së”, ka shkruar Berisha në facebook.
Meqenëse i njëjti në mungesë të avokatiti nuk ka arritur të jap versionin e tij, ai këtë e ka publikuar përmes rrjetit social facebook.
Kjo ka filluar kur Ekrem Sopi, regjisor në emisionin “Ha Ha Land” ka pretenduar të marr të drejtat autoriale të produktit televiziv, sipas Berishës ai është informuar që Sopi pretendon të fitojë 90 mijë euro nga ky rast.
“Ky produkt televiziv ka qenë prodhim i RTK-së dhe se nuk qëndrojnë në asnjë mënyrë pretendimet e z. Sopi, se ai përfaqëson të drejtat autoriale”
“Dje u informova se z. Sopi pretendon të përfitoj nga ky rast 90 mijë Euro. Është abuzim i rëndë z. Sopi. Si dëshmitar kryesor në këtë rast, po të them edhe publikisht, siç të kam thënë shumë qartë edhe para gjyqtares Zhitia, se nuk keni asnjë të drejtë për pretendimet tuaja, lirisht e them abuzive”, ka shkruar Berisha në facebook.
Berisha ka shkruar se Sopit, RTK-ja ia ka borxh 5 paga e në total jo më shumë se 3 mijë euro.
Më pastaj, pjesë e këtij problemi u bë edhe Shkumbin Ahmetxhekaj, pasi i njëjti, sipas Berishës e kërcënoi atë që ta bind Sopin të tërhiqet nga padia kundër RTK-së.
“Pas dëshmisë time në gjykatë, U.D i Drejtorit Shkumbin Ahmexhekaj, më ftoi menjëherë në takim. Më shantazhoi dhe këcënoi me masa disiplinore e me kallxim penal nëse unë nuk e bindi z. Sopi të tërhiqet nga padia kundër RTK (hetuesisë do t’ia jap të hënën dëshmitë për këtë situatë”, thuhet në postimin e tij në facebook.
Ndër të tjera, Berisha shkroi se pse ai është larguar nga RTK e dinë edhe adoleshentët.
“Edhe adoleshentët e dijnë se unë nuk jam sot në RTK, pse këtë e kërkoi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Berisha.
Këtë Berisha e kishte rrëfyer edhe ditën kur u largua.
“Dy ditë para se të mbaroj masa 6 mujore e suspendimit tim nga RTK, vet Ahmetxhekaj është kujdesur që ta marrë në dorë situatën. Ai vendosi që të ma ndëpres marrëdhënien e punës, nga data 26 shtator 2022, në ditën kur unë para disa ditësh isha njoftuar nga administrata se duhet të dalë në punë. Ahmetxhekaj vendosi që të më largoj nga puna, pas 21 vjetësh pune në RTK” shkruante Berisha.
Postimi i plotë:
Zyrtarisht jam i dyshuar nën pretentimet e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një emisioni parodi lajmesh Ha Ha Land. Kështu u informova dje nga hetuesia ndërsa nuk arrita për mungesë avokati ta jap versionin e rrëfimit tim për këtë rast, të iniciuar me denoncim nga Shkumbin Ahmetxhekaj, Drejtor i Përgjitshëm i RTK-së.
Qe rrëfimi im për sa kohë që isha kryeredaktor i RTK3:
1) Nuk kam përfituar asnjëgjo personalisht nga ky emision,
2) Ky produkt televiziv i transmetuar në kanalin e lajmeve RTK3, në thelb është koncipuar që lajmet e javës të kthehen ne parodi nga i angazhuari regjisori Ekrem Sopi.
3) Ky produkt televiziv ka qenë prodhim i RTK-së dhe se nuk qëndrojnë në asnjë mënyrë pretendimet e z. Sopi, se ai përfaqëson të drejtat autoriale.
4) I ftuar si dëshmitar nga pala mbrojtëse e regjisorit Sopi kundër RTK, muaj më parë, kur u pyeta nga gjyqtarja Zhitia, i thash shume qartë, në prani edhe të z. Sopi dhe avokatit të tij e po ashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit ligjor të RTK-së, se z. Sopi ka qenë i angazhuar me kontratë për shërbime për një periudhë siç e njeh ligji.
5) Dje u informova se z. Sopi pretendon të përfitoj nga ky rast 90 mijë Euro. Është abuzim i rëndë z. Sopi. Si dëshmitar kryesor në këtë rast, po të them edhe publikisht, siç të kam thënë shumë qartë edhe para gjyqtares Zhitia, se nuk keni asnjë të drejtë për pretendimet tuaja, lirisht e them abuzive.
6) Je rrenc e besa edhe i pafytyrë, i papërgjegjshëm. Më keni kërcënuar, e di këtë nga proces verbali edhe gjyqtarja Vitia.
7) Kryeredaktori me detyrat e punës ka për obligim të planifikojë, propozojë….mbikëqyrë etj, etj. Këtë e kam bërë edhe në rastin konkret.
Kryeredaktori nuk formulon e nuk nënshkruan kontrata me askë, as atëherë e as sot.
9) Me përgjegjësi morale e ligjore, deklaroj se, eprorët në hieraki, në prezencë edhe të z. Sopi, e kanë aprovuar angazhimin e tij si bashkëpunëtor i jashtëm. Tri emisione kanë qenë provë ndësa në total ekipi im, më përfshirjen direkte edhe time, i kemi realizuar edhe 5 emisione të tjera. Edhe në ate kohë (mund të më dematojë ekipi im i kohës) nuk kemi qenë të kënaqur me përformacën dhe cilësinë e përmbajtjen e Ha Ha Land. Por, kisha sidoqoftë pritje për progres.
10) Ndërsa vijonte të transmetohej Ha Ha Land, eprorët në hieraki, nuk ia kanë ofruar për nënshkrim kontratën si bashkëpunëtor i jashtëm. Por, ja çfarë ndodhi midis meje dhe z. Sopi në këtë kohë. Ai më kërcënoi se nga tash e tutje, unë, Ridvan Berisha, duhet t’ia paguaj pagat.
11) Këtu ka përfunfuar edhe çdo lloj komunikimi midis meje dhe z. Sopi. Këtë ia kam thënë edhe gjyqtarës znj Zhitia. Sopi e konfirmoi në prani të saj se kjo është e vërtetë. Për këtë situatë kritike e kam mbajtë të informuar edhe menaxhmentin, njëkohësisht duke ua përsëritur shqëtësimin, pse nuk po ia bëjnë kontratën siç e njeh ligji, z. Sopi ashtu siç janë pajtuar.
12) Para gjyqtares znj Zhitia, si dëshmitar, e kam deklaruar këtë situatë rrëfimi plotësisht.
13) I kam thënë znj Zhitia atëherë, e edhe sot vazhdoj të mendoj arsyeshëm se, RTK ia ka borxh 5 paga z. Sopi, që sipas praktikave dhe rregulloreve të RTK, i bie diku që RTK, ia ka borxh Ekrem Sopit, jo më shumë se 3000 Euro, përfshirë në këtë vlerë edhe tatimet për rastet specifike të ngjashme.
14) Ekrem Sopi, mos u bë kojtaxhi e lakmiqarë, nuk ke asnjë të drejtë ligjore e njerëzore me ia kërku RTK 90 mijë Euro. Ta kam shpjeguar në sy të gjyqtarës Zhitia se cili ka qenë roli yt, asnjë demant nuk ke pasur guxim për ta bërë në seancë gjyqi. A të kujtohet apo jo?
15) Nuk e di, e as nuk më ka takuar të interesohem më tutje se cili ka qenë vendimi i gjyqtares Zhitia. As sot nuk e di nëse ajo ka marrë ndonjë vendim për pretendimet fallso të z. Sopi.
15) Pas dëshmisë time në gjykatë, U.D i Drejtorit Shkumbin Ahmexhekaj, më ftoi menjëherë në takim. Më shantazhoi dhe këcënoi me masa disiplinore e me kallxim penal nëse unë nuk e bindi z. Sopi të tërhiqet nga padia kundër RTK (hetuesisë do t’ia jap të hënën dëshmitë për këtë situatë)
16. Unë nuk kam pranuar asesi të përfilli kërkesën ultimative të Ahmetxhekajt për t’i kërkuar Sopit që të tërhiqet nga padia, jo pse jam prift, hoxhë e rabin. Për një arsye të thjesht, kjo ishte vepër e pastërt penale po ta ndëgjoja z. Ahmetxhekaj.
17) Dhe, Ahmexhekaj filloi sulmet! Një herë më suspendoi për gjashtë muaj me 50 për qind të pagës dhe, dhe dy ditë para se të kthehem në punë më njoftoi administrata se Ahmexhekaj ma kishte shkëputur kontratën e punës. Për çka? Pse kam marrë pjesë në debate televizive në Kosove dhe Shqipëri derisa isha i suspenduar, kisha rol tërësisht pasiv në RTK. Thënë shkurt, kontrata m’u ndepre për fjalë goje, pa e thumbuar asnjëherë RTK në të gjitha paraqitjet publike. Me jetë publike merrem qe 22 vjet, vijoj edhe më tutje.
18) Shkumbini e as shkumbinat para tij, nuk kanë arritur të ma ndalin gojën.
19) E vërteta sipas meje është se, unë jam larguar nga RTK, paligjshëm. Avokati Ekrem Agushi, i ka deponuar në gjykatë tri akt padi kundër RTK-së. Në asnjërën prej tyre nuk kam kërkuar dëmshpërblim. Insistoj vetëm të dalë e vërteta në sipërfaqe.
20) Edhe adoleshentët e dijnë se unë nuk jam sot në RTK, pse këtë e kërkoi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
21) Mendoj se jemi në demokraci dhe do t’i konsumojë të gjitha instrumentet e saj për të shprehur mendimin e lirë, tinëz nuk e kam bërë bash asnjë punë pa aprovim të hierakisë, përfshirë rastin konkret me pretendimet e organit të akuzës se e kam keqpërdour detyrën zyrtare.
Për fund!
Do t’i paraqes provat dhe motivet e bazuara hetuesisë, prokurorit apo prokurores, se pse ky rast, nuk me implikon ne asnjë mënyrë në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pak po ta isha me behane, fare se kisha marrë guxim për të shkruar edhe publikisht!