Këngëtari i famshëm Redon Makashi ishte i ftuar këtë javë në Shiko kush Luan.
Ai u vendos përballë këngëtares Lori Kaçka, ku për shkak të beqarisë së “përbetuar” të këtyre dy të fundit “Shiko Kush LUAN” vendosi t’i “ndihmonte” për të gjetur shpirtin e tyre binjak nga personazhet e famshëm shqiptarë të paraqitur me foto në “led ëall”.
Në pyetjen e katërt për Redonin u shfaqën dy personazhe, Lori Kaçka dhe Nora Istrefi.
Pyetja lidhur me këto dy personazhe ishte se cilës nga dy vajzave do u dhuronte puthjen e tij të parë Makashi nëse do të kishte mundësi.
Duke e kaluar me sportivitet Redoni zgjodhi si vajzën që do i dhuronte puthjen e tij të parë këngëtaren Nora Istrefi dhe jo Lorin, të cilën e kishte përballë. /Insajderi.org