Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hadergjonaj: Klina konfirmoi mbështetjen e jashtëzakonshme për LDK-në

Insajderi
30 May 2026 - 20:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hadergjonaj: Klina konfirmoi mbështetjen e jashtëzakonshme për LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar takim me qytetarët e Klinës, ku i ka falënderuar për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e dhënë.

Përmes një postimi në facebook, Hadergjonaj ka vlerësuar lart pritjen e qytetarëve, duke theksuar se Klina edhe një herë dëshmoi mbështetjen e saj për LDK-në dhe vizionin politik të kësaj partie.

“Klinë, na nderuat! Sot dëshmuat edhe një herë mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin që përfaqësojmë.Klina e Ismet Racit dëshmoi edhe një herë mbështetjen e jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin që përfaqësojmë.Prania juaj, energjia dhe besimi që na dhatë janë motivim për rrugëtimin që kemi përpara.Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe përkrahjen!”, ka shkruar Hadergjonaj.

Në zgjedhjet e 7 qeshorit, Fadil Hadergjonaj kandidon me numër 22.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark