Hahn: Dalja e Britanisë nga BE-ja nuk e përfundon procesin e zgjerimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn: Dalja e Britanisë nga BE-ja nuk e përfundon procesin e zgjerimit

    Insajderi
    04 July 2016 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurokomisionari, Johanes Hahn sot vlerësoi se dalja e një vendi nga anëtarësimi i BE-së nuk do të thotë se është ndërprerë procesi i zgjerimit të Unionit, por se ekzistojnë shumë shkaqe që ai të vazhdojë.

    Duke e hapur Forumin e biznesit në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor edhe më tej ekziston perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe krahas faktit që BE-ja ka hyrë në fazë të vështirë.

    “Ajo që jemi të përballur me daljen e një vendi nuk do të thotë se është fundi me procesin e zgjerimit”, përkundrazi. Ka shumë shkaqe për zgjerim të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian është i përcaktuar që ta vazhdojë këtë proces”, theksoi Hahn.

    Ai tha se përforcimi i agjendës për ndërlidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit paraqet mundësi të rëndësishme për nxitje të mëtutjeshme të bashkëpunimit, si dhe për përmirësimin e rrethanave për investitorët.

    Sipas tij, procesi inkuadrues nuk është vetëm harmonizim i legjislativëve, por është i fokusuar edhe mbi fushën e ekonomisë, respektivisht mbi rritjen ekonomike dhe nxitjen e konkurrencës.

    Në procesin inkuadrues, nënvizoi Han, janë shumë të rëndësishëm sundimi drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark