Hahn: Kosova dhe Serbia po i rrezikojnë të arriturat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn: Kosova dhe Serbia po i rrezikojnë të arriturat

    Insajderi
    16 January 2017 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kontestin e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, Komisionari për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka paralajmëruar se të dy vendet janë duke rrezikuar të arriturat deri më tani.

    “Apeli im është: Ata nuk duhet të rrezikojë atë që tashmë është arritur gjatë dialogut dhe ata duhet të shikojnë përpara dhe jo prapa”, ka thënë Hahn të hënën përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

    Pamundësia e hyrjes në Kosovë të një treni nisur nga Beogradi, i nisur drejt Mitrovicës së Veriut të shtunën ka lejuar që  atmosfera mes Serbisë dhe Kosovës të eskalojë.

    Kreu i shtetit serb, Tomislav Nikoliq, madje edhe ka kërcënuar me vendosjen e ushtrisë, shkruan gazeta austriake salzburg24.at.

    Një gazetar ka pyetur nëse presidenti serb ka pasur një vështrim mbrapa, por Hahn është përgjigjur në mënyrë diplomatike duke thënë se “Kushdo që nuk sheh përpara, le të shoh mbrapa”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark