Insajderi
Show

Hailey Bieber flet për rivalitetin me Selena Gomez: Është bezdisëse

Insajderi
15 October 2025 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hailey Bieber flet për rivalitetin me Selena Gomez: Është bezdisëse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një intervistë me The Wall Street Journal , themeluesja e Rhode, Hailey Bieber foli për narrativën e vazhdueshme të nxitur nga fansat që e vë atë përballë Selena Gomez, vite pasi të dyja gratë i mbyllën publikisht spekulimet për një armiqësi.

Kur u pyet nëse shqetësohej se blerësit e Sephora mund ta krahasonin markën e saj të bukurisë Rhode me Rare Beauty të Selenës, duke pasur parasysh bisedat e vazhdueshme në internet për një “rivalitet të pathënë” midis të dyjave, Hailey nuk iu shmang pyetjes.

Në fakt, edhe pasi publicisti i saj i kërkoi ta anashkalonte, ajo vendosi të përgjigjej drejtpërdrejt.

“Është gjithmonë bezdisëse të të vënë përballë të tjerëve. Unë nuk e kërkova këtë”, u përgjigj Hailey.

“Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë sajuar një histori për ty në mendjet e tyre, nuk është puna jote ta ndryshosh këtë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark