Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë fton qytetarët dhe mbështetësit të marrin pjesë në një takim të madh, ku do të prezantohen kandidatët e partisë nga kjo komunë, si dhe programi dhe vizioni për të ardhmen e Kosovës.
Kështu ka njoftuar Hajdar Beqa nga kjo parti.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Dega në Gjakovë
Ju ftojmë që nesër të merrni pjesë në takimin e madh të prezantimit të kandidatëve të PDK-së nga Gjakova, si dhe në prezantimin e programit dhe vizionit tonë për të ardhmen e Kosovës.
Vendi: Hotel President
Data: 16 dhjetor 2025
Ora: 17:00
Bashkohuni me ne për të nisur së bashku një fushatë të përgjegjshme, me ide të qarta dhe vendosmëri për zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.
Pjesëmarrja juaj na nderon.
Me respekt,
Hajdar Beqa
Kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë