Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hajdar Beqa mobilizon mbështetësit në Prizren: Bashkë – Përpara

Insajderi
23 December 2025 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdar Beqa mobilizon mbështetësit në Prizren: Bashkë – Përpara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim mobilizues në Prizren me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të tij nga periudha e luftës dhe e paqes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqa ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët drejt fitores në zgjedhje, duke shprehur optimizëm për rezultatin përfundimtar.

“Në Prizren, me shokët e luftës dhe të paqes, të mobilizuar për fitoren e madhe. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar Beqa, duke shoqëruar postimin me thirrje mbështetëse për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark