Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Suharekë rreth orës 21:30, shkruan Insajderi.
Siç raporton policia, viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme.
Rasti është duke u hetuar, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
“Rr. Maksut Kuqi, Suharekë, 23.06.2022-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë ti duke dëmtuar derën dhe nga aty kanë vjedh stoli ari dhe 400 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.