Një grua ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke ecur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, një person i panjohur ia kishte marrë çantën në të cilën kishte pasur para dhe disa gjësende tjera.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin 24 orësh.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.11.2022 – 16:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur një person i panjohur ia kishte marrë çantën në të cilën kishte pasur para dhe disa gjësende tjera. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.