23:19 - 23 Qershor 2022

Analisti i njohur kosovar, Ilir Mirena, ka njoftuar se sot është përballur me një situatë të pakëndshme.

Një person ia kishte vjedhur njërën nga këpucët e tij, por jo edhe tjetrën.

“Qysh vlla ta vjedhin para deres se baneses veç njanen patike? Sot masdite m‘bani vaki, nja gjysme ore i harrova jashte, kur dola veç njo”, ka shkruar Mirena

Analisti tha se kishte pyetur edhe komshinjtë, kështu ata pohuan se e njejta gjë u kishte ndodhur edhe atyre

“Edhe kojshive ju kish ba vaki me ua vjedh veç njanen kpuce a patike… Hymjen e kemi me çeles. Çka mundet njeri me ba veç me nje kpuce t’vjedhte? Pse hajvani si ka marr te dyjat, tash ne pranvere i kam ble, e shume pak i kam bajte…🤔“, ka shtuar Mirena.

Postimi i plotë:

Edhe hajnat jane ba t’çuditshem!

Qysh vlla ta vjedhin para deres se baneses veç njanen patike? Sot masdite m‘bani vaki, nja gjysme ore i harrova jashte, kur dola veç njo! Edhe kojshive ju kish ba vaki me ua vjedh veç njanen kpuce a patike… Hymjen e kemi me çeles!

Çka mundet njeri me ba veç me nje kpuce t’vjedhte? Pse hajvani si ka marr te dyjat, tash ne pranvere i kam ble, e shume pak i kam bajte…🤔