×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Hajrulla Çeku fiton çmimin Ministri më dembel”

    Insajderi
    13 February 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çeku është vlerësuar me 2% të përmbushjes së aktivitete përgjatë 1 viti gati punë. Kështu po thonë të paktën matjet nga Organizata joqeveritare FOL, të cilët merren me matjen e transparencës e llogaridhënies.

    Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL  ka folur në InDoks për problemin e vazhdueshëm me transparencën që kanë qeveritë në Kosovë, për Qeverinë Kurti thotë se kanë vërejtur ngecje të madhe madje edhe në realizim të planeve që vet i kanë bërë.

    “…Me nivel të ulët janë Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës me 29% , dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit me 2%, dhe Ministria e Financave edhe pse ka përfundu jashtëzakonisht shumë aktivitete del me 37%, pra, janë këto tri ministri me nivelin më të ulët, të realizimit të planifikimeve. Po ashtu Ministria e Financave ka shumë aktivitete dhe ambicie ka qenë një plan ambicioz gjithashtu për shkak ekonomike nuk ka pas ekzekutime të pagesave edhe në realizimit të punës ka dalë 37 për qind”, tha Hoxha për InDoks.

    Madje ata nga monitorimi kanë kuptuar që 48 për qind të premtimeve që i ka bërë Vetëvendosje në fushatë, as që i kanë futur në plan-programin e tyre. Gati gjysma e premtimeve.

    “Sikur Qeveria Kurti çdo parti ka premtimet e veta, dhe kemi një qeveri që e fitoj besimit nga qytetarët, pati premtime të shumta. Ne e kemi bë një analizë sa prej punimeve elektorale janë integru zyrtarisht edhe në program qeveritar por edhe në plan të punës në baza vjetore dhe del që 44% prej premtimeve elektorale janë vendosur, kemi 8% të premtimeve pjesërisht dhe pjesa prej 48% nuk janë vendosur”, ka thënë Hoxha.

    Hoxha i Lëvizjes FOL përmendi edhe problematik tjetër.

    “Ne i kemi pothuajse një vit të kësaj qeveria dhe kuptohet që ky transformim vyen aspekte ligjore dhe praktike të shumë funksioneve që edhe sot nuk janë të definuar mirë, pra është një mekanizëm e madhe që lëviz ngadalë në këtë drejtim, problem me qeveritë e kaluar ka qenë që kanë qenë jetëshkurtra dhe ka qenë nevojë e momentit për me mbijetu dhe nevojat për me sistemu procesin dhe nga qeveritë paraprake deri më tani transparencën dhe llogaridhënien kundrejt subjekteve të caktuara, por nuk ka qenë të ndikuara në krijimin e sistemit, prandaj as kjo nuk është e rëndësishme  sepse është në vetvete si qeveri”.

    Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark