Hakerat goditën bankën turke Akbank në një sulm kibernetik ndaj sistemit global të transfertave SËIFT duke i shkaktuar një dëm prej 4 milion dollarësh bënë të ditura burime të kompanisë.
Sulmi vjen vetëm dy ditë pas paralajmërimeve nga SËIFT se bankat ishin në rrezik nga hakerat të cilët po sofistikonin sulmet e tyre. Sipas bankës nuk është vjedhur asnjë informacion kofidencial i konsumatorëve.
Raportimi i parë i bankës se ishte shënjestër e një sulmi kibernetik erdhi më datën 8 Dhjetor. Menjëherë u morën masat parandaluese dhe u informuan autoritetet bëri të ditur Akbank.
I menjëhershëm ishte reagimi i SËIFT ku tha: “Nuk kemi zbuluar asnjë indikator që tregon se shërbimet dhe rrjeti ynë është kompromentuar.”
Ky qëndrim bie në kontrakditë me atë të pak ditëve më parë. Gjatë muajit Shkurt të këtij viti, Banka e Bangladeshit u vodhën plot 1 miliard dollar nga hakimi i SËIFT.
Themeluar në 1973, SËIFT operon një rrjet të sigurtë i cili mundëson transfertat bankare për pjesën më të madhe të botës. (PCËorld Albanian)