Hakerët shqiptarë në aksion - Flamuri ‘Autokton’ publikohet në faqen e shoqatës së tenisit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakerët shqiptarë në aksion – Flamuri ‘Autokton’ publikohet në faqen e shoqatës së tenisit

    Insajderi
    28 November 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë hakerët shqiptarë vendosën të hakonin faqen zyrtare të turneut më të madh të tenisti ‘ATP Tour’ duke zhvendosur nga kopertina e tyre tenistin serb, Novak Gjokoviq, për ta zëvendësuar me flamurin “Autokton”.

    Faqja zyrtare e ‘ATP Tour’ është hakuar dhe në kopertinën dhe profilin e faqes është vendosur flamuri “Autokton” që u valëvit në Beograd gjatë ndeshjes mes Serbisë e Shqipërisë.

    Vetë ideatori i këtij flamuri, Ballist Morina ka komentuar në njërën nga fotot e postuara, duke iu dhënë mbështetje hakerëve shqiptarë.

    “Ju lumtë djema, po i shërbeni kombit”, thuhet në komentin e Ballist Morinës.

    Përpos fotografive, hakerët kanë bërë edhe një postim nga faqja me afërsisht katër milionë ndjekës duke uruar Pavarësinë e Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark