Insajderi
Biznes

Hakerët vjedhin miliona dollarë Bitcoin nga bursa e Bithumb

Insajderi
05 July 2017 - 20:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesa duket hakerët kanë arritur të vjedhin para nga llogaritë e tyre ndërsa Bithumb ka premtuar kompensim.

Një prej bursave më të mëdha në botë të monedhave dixhitale është nën hetim pasi pranoi se kompjuteri i një prej punonjësve të saj ishte hakuar.

Bursa Bithumb me seli në Korenë e Jugut beson se të dhënat e të paktën 30,000 konsumatorëve të saj janë vjedhur.

Mesa duket hakerët kanë arritur të vjedhin para nga llogaritë e tyre ndërsa Bithumb ka premtuar kompensim.

Autoritetet Koreane janë përfshirë në këtë hetim raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Në Bithumb përdoruesit mund të blinin dhe shisnin monedha virtuale Bitcoin dhe Ethereum.

Është bursa më e madhe në Kore e monedhave dixhitale dhe një prej pesë bursave më të mëdha në botë. Hakimi besohet se ka ndodhur gjatë muajit Shkurt, ndërsa Bithumb e ka zbuluar vetëm më 29 Qershor.

Edhe pse bursa ka premtuar kompensim, viktimat kanë dyshime se mund të kompensohet plotësisht. Thuhet se një anëtarë ka humbur 1,04 miliard dollar. /PCWorld Albanian

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark