Tashmë deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i LVV-së, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se as vet nuk e ka kuptuar se si u prishën raportet me Kurtin.
Sipas tij raporti ka kaluar në luftë speciale për t’a eliminuar edhe nga posti i deputetit.
“Me vendimin për përjashtimin nga GP, nuk reprezentoj më Vetëvendosjen. Jam deputet i pavarur. As sot nuk e kam të qartë, se përse nga një raport i shëndoshë në Kurti I kemi kaluar në një luftë speciale në zgjedhjet e dyta për të më eliminuar nga pozita e deputetit”, ka thënë Abazi në t7.
Abazi ka theksuar se ka njerëz rreth Kurtit dhe me Kurtin që kanë bërë luftë speciale kundër tij.