Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përsëri ndaj deklaratave të Abazit, se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka marrë mostrat brenda laboratorit të IML’së për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Pasi këto deklarata përmbysen opinion publik, Haxhiu zgjodhi ta shpallë të frustruar Abazin.
Sipas saj, këto fjalë të bashkëpartiakut të saj kanë ardhur për shkak të inateve që mund të ketë, shkruan Insajderi.
“Janë më shumë frustrime të tij për shkak të inateve që mund të ketë, mirëpo ne nuk i kemi as faj e as nuk kemi as çfarë t’i bëjmë”, tha Haxhiu për Kosovapress.