×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Hakmarrje të brendshme”, “është kapur nga dostat e tij”, – deputeti i VV-së akuzon drejtorin e ATK-së për veprime të pa ligjshme

    Insajderi
    01 March 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Donjeta Islami

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Visar Korenica ka akuzuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj për një sërë veprimesh të pa ligjshme.

    Në intervistë për Insajderin, Korenica ka shpjeguar shkeljet që sipas tij po kryhen nga një person që bazuar në ligj nuk do të duhej ta ushtronte këtë funksion. Thotë se ka bërë gradime të pa ligjshme.

    Ai përmend edhe emërimin e një dosti të tij, nga menaxher në zëvendësdrejtor.

    Tutje, deputeti flet për favorizimet që po iu bëhen bizneseve të ‘forta’ karshi atyre të ‘dobëta’.

    Gjatë bisedës ai kritika pati edhe për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    “Unë kam kërkuar nga ministri që t’i ketë parasysh sjelljet e drejtorit por që vet fakti që nuk po merren veprime të menjëhershme, tregon një lloj neglizhence, nuk e di për arsyet e ministrit por që janë shqetësuese dhe duhet të ndërpriten sa më parë…”, u shpreh deputeti i Vetëvendosjes  

    Për më tepër ndiqni intervistën me Korenicën:

    Theksojmë se javën e kaluar drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin kanë raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku shumë pyetjeve nuk iu kishte përgjigjur dhe se atyre që iu është përgjigjur, kanë qenë të rrejshme sipas Korenicës.

    Si anëtar i këtij komisioni, ai paralajmëroi se sërish do t’i thërrasin për raportim para deputetëve.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark