Publicisti Halil Matoshi ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi.
Ai e ka cilësuar atë si një “kandidat model për deputet” dhe një nga njerëzit më të mirë që ka njohur në institucionet e Republikës së Kosovës.
Matoshi kujton bashkëpunimin me Arifin gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj, ku ai shërbeu si shef i stafit të kryeministrit, duke e përshkruar si një zyrtar me integritet të lartë profesional e njerëzor, etikë të lartë institucionale dhe besnikëri ndaj shtetit.
Sipas tij, Arifi, i shkolluar në Holandë, kishte hequr dorë nga privilegjet atje për t’u kthyer dhe për t’i shërbyer Kosovës. “Ai nuk pyeti si jetohet në Kosovë, por a mundem me i shërby Kosovës”, shkruan Matoshi, duke e cilësuar atë si të pakorruptueshëm dhe luftëtar kundër korrupsionit.
Në postimin e tij, Matoshi tha se Arifi ka qenë lojal ndaj ligjit dhe Kushtetutës, duke përmendur edhe rolin e tij si udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet e Brukselit. Ai vlerëson qëndrimin e Arifit në zbatimin e vendimeve shtetërore, përfshirë refuzimin për të marrë pjesë në aktivitete ku Kosova prezantohej me emërtimin “UNMIK Kosovo”.
Matoshi kujton gjithashtu praninë e Arifit në takimin historik mes ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, në periudhën kur u mor vendimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Në fund, ai i bën thirrje qytetarëve që ta mbështesin Arifin në zgjedhje.
Postimi i plotë: