×
  • Lajme
  • Lajme

    “Halil Sokoli do të na e vrasë edhe motrën e dytë, ka thënë se do të na i gjuaj tri bomba në oborr”

    Insajderi
    01 December 2022 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hamide Magashi është viktima e mbrëmshme e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

    Burbuqe Magashi motra e të ndjerës i ka thënë sot mediave se kanë frikë që Halili do t’ua vrasë edhe motrën e vogël pasi ajo e ka ndalë Hamiden në shtëpi.

    “Nashta na vranë ai edhe motrën e vogël se u mbush në të pasi ajo e ka ndalë motrën Hamide në shtëpi. Ai ka pas qejf me mbajtë me dhunë motrën në shtëpi. Hamidja ka nejt 3 muaj e martuar”, ka thënë ajo.

    Motra e viktimës ka theksuar se Halili i ka kërcënuar se do t’i gjuajë tri bomba në shtëpinë e tyre në Llugaxhi të Lipjanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark