Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, sot është parë në ambientet e Prokurorisë Speciale.
Para pak çastesh ai ka dalë nga prokuroria dhe është deklaruar para gazetarëve.
Ai është shprehur: “Jam intervistuar si dëshmitar për çështjen e disa shpronësimeve. Më kanë pyetur për çdo gjë dhe për gjithçka që kam ditur, do të përgjigjem dhe jam përgjigjur në përputhje me ligjin”, tha ai, përcjell Insajderi.
“Nuk do të bie pre e shantazhit. Do të jem gardian i ligjshmërisë dhe do të vazhdoj të veproj me përgjegjësi në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Thaçi.
“Unë jam shumë i kënaqur që prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje (pa e përmendur specifikisht) dhe i bëj thirrje që ta hetojë deri në fund këtë çështje, këtë thirrje e kam bërë edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm”, tha Thaçi.