Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha se kryeministri Albin Kurti, po mundohet që shqiptarët t’i bëjë pikë e pesë.
Ky reagim i saj vjen pasi Kurti të premten qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
“Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Halimi.
Tutke, Halimi tha se nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës.
“Duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste. Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre”, tha ajo.