Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas sulmit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ndaj gazetarëve.
Halimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky etiketim është i papranueshëm dhe i rrezikshëm.
Sipas saj, shoqëria duhet të jetë kohezive në luftimin e kësaj mendësie parapolitike e primitive, që po e shpie vendin drejt një diktaturën.
Postimi i plotë:
I papranueshëm dhe i rrezikshëm etiketimi i dy gazetarëve, Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi nga Ministri i Punëve të Brendshme. Sulmi që po u bëhet vlerave më bazike të mendimit dhe shprehjes së lirë nga kjo kastë politike, kërkon reagim gjithëshoqëror dhe dënim pa hezitim.
Shoqëria duhet të jetë kohezive në luftimin e kësaj mendësie parapolitike e primitive, që po e shpie vendin drejt një diktature.
Qytetarët nuk duhet të bien pre e kësaj gjuhe të urrejtjes dhe polarizimit që vije nga eksponentët e këtij pushteti. Ata duhet të mobilizohen për mospranim të kësaj gjuhe urrejtjeje e të angazhohen për paqe e komunikim civil.
Kosova është vend i lirë dhe nuk do ta lejojë instalimin e shtetit policor.