×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Vala ia dha 100 mijë klientë Z-Mobiles në këmbim të 32 milionë eurove

    Insajderi
    29 May 2017 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismet Hamiti në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen Vala dhe Z-mobile.

    Në fillim të fjalimit të tij Halimi ka thënë se unë këtu jam pa konkurs dhe kam ardhur për tu ju njoftuar për marrëveshjen në mes PTK-së dhe operatorit, Z-mobile.

    “Unë jam këtu pa konkurs, jam këtu për të ju njoftuar, ku ditëve të fundit është duke u botuar nëpër media për një marrëveshje në mes PTK dhe Z-mobile duke thënë se ajo është shpëtuar, por kjo nuk është e vërtet, ka thënë Hamiti.

    Sipas Hamiti kjo marrëveshje nuk është shpëtim kjo vetëm është një mashtrim duke thënë se Z-mobile është krijuar për të plaçkitur vendin.

    “136 milionë më  shumë sesa që është shumë z mobile paska heqë dorë për bamirësi, për 10 vjet rresht kemi vënë në dukje se kontrata z mobile është një mekanizëm që është krijuar për të plaçkitur këtë vend”, ka thënë Hamiti në konferencën për media.

    Hamiti ka thënë kjo marrëveshje është krimi më i madh që është bërë pas luftës.

    “Kemi vënë në dukje po ashtu  për nga përmasa te pasurisë publike të paraqitur në këtë skemë dhe për nga numri i paraqitur në këtë skemë është krimi më i madh i pas luftës”, është shprehur ai.

    Ai marrëveshjen e Vala-së e ka quajtur një skemë të cilën e kanë paraqitur në prokurori.

    “Rastin e kësaj skeme e kemi paraqitur tek prokurori i shteti dhe atë mund ta gjeni të publikuar me titullin letër pa zarf ku janë paraqitur të gjitha të dhënat e këtij krimi jam në të dhënat e prokurorisë së shtetit”.

    Sipas Hamitit Vala në këmbim të kësaj marrëveshje me operatorin Z-mobile, ka shkëmbyer 100 mijë klientë të rinj, shërbimin 3G dhe 4G në këmbim me vlerën të cilën Vala është dashur t’ia paguaj Z-mobile-it.

    “Në këmbim të kësaj Z-mobile merr edhe 100 mijë klient të rinj, shërbimet 3 G dhe 4 G, për tetë vjet me radhë Z-mobile nuk ka paguar asnjë cent për të gjitha segmentet tjera që i përdor, përderisa me kontratë ja paguante disa thërrmija në vlerë prej 27 përqind dhe si ashtu kalimthi kontrata vazhdohet për një kohë të gjatë edhe gjashtë vjet tjera me kohë që kontrata do të duhet të rinegocjohet në 2016”, ka treguar Hamiti.

    “Pasojat e PTK pra janë humbja e 100 milion klient të Valës, pra i jep 100 mijë klient Z-mobile, pra më shumë sesa u dashtë të paguaj VALA Z-mobile”, ka thënë Hamiti. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark