Haliti: I tronditur në shpirt nga rasti tragjik në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haliti: I tronditur në shpirt nga rasti tragjik në Pejë

    Insajderi
    08 September 2021 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë të dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë.

    Të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj,

    Haliti ka shprehur ngushëllimë për familjet e dy të vrarëve teksa ka thënë se është i tronditur.

    “I tronditur në shpirt nga rasti tragjik në Pejë. Ju shpreh ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadriaj. Në këto momente të rënda, bashkëndjej dhimbjen për humbjen e Astritit dhe Blerandit”, ka shkruar Haliti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark