Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka nën pronësi dy shtëpi e një banesë. Halitit blerja e këtyre dy shtëpive i ka kushtuar hiq më pak se 500 mijë euro. E luksoze duket të jetë edhe banesa e tij në shumën prej 200 mijë eurove.
Tokat e tij janë blerë në vlerën e 520 mijë eurove. Derisa xhipi Landrover i ka kushtuar 7 mijë euro Halitit, shkruan Gazeta Fjala.
Haliti, ka menduar edhe për ti bërë dhurata gruas. Vetëm për t’i blerë stoli bashkëshortës ka shpenzuar 15 mijë euro.
Kursimet e nënkryetarit në banka, janë 110 mijë euro. E për punën që kryen në Kuvend Haliti paguhet gati 30 mijë euro. /Insajderi.com