×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti ka 700 mijë euro vlerë vetëm shtëpi e banesa

    Insajderi
    02 June 2016 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka nën pronësi dy shtëpi e një banesë. Halitit blerja e këtyre dy shtëpive i ka kushtuar hiq më pak se 500 mijë euro. E luksoze duket të jetë edhe banesa e tij në shumën prej 200 mijë eurove.

    Tokat e tij janë blerë në vlerën e 520 mijë eurove. Derisa xhipi Landrover i ka kushtuar 7 mijë euro Halitit, shkruan Gazeta Fjala.

    Haliti, ka menduar edhe për ti bërë dhurata gruas. Vetëm për t’i blerë stoli bashkëshortës ka shpenzuar 15 mijë euro.

    Kursimet e nënkryetarit në banka, janë 110 mijë euro. E për punën që kryen në Kuvend Haliti paguhet gati 30 mijë euro.  /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark