Haliti: Policët në veri marrin paga edhe nga Serbia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Policët në veri marrin paga edhe nga Serbia

    Insajderi
    20 October 2016 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se policët serbë të cilët janë pjesë e Policisë së Kosovës dhe që veprojnë në veri të Mitrovicës, marrin paga edhe nga shteti i Serbisë.

    Sipas Halitit, ata përveçse marrin paga të dyfishta, kanë edhe uniformat shtesë të policisë së Serbisë të cilat i mbajnë nëpër shtëpitë e tyre.

    Këto komente nënkryetari i kuvendit i ka bërë gjatë takimit me delegacionin e Lëvizjes Evropiane Daneze të cilët e vizituan Kuvendin e Kosovës.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Lëvizjes Evropiane Daneze në lidhje me shtrirjen e sovranitetit dhe ndikimin e institucioneve të Kosovës në veri të vendit, Haliti e ka pranuar se Kosova nuk e kontrollon atë pjesë të vendit. Sipas tij, ndryshimi i kufijve është i pamundur, sepse, bashkësia ndërkombëtare ia njeh Kosovës kufijtë e vitit 1974, duke shtuar se ndryshimin e tyre e ndalon edhe Kushtetuta., shkruan zëri.info.

    Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke kërkuar nga delegacion i Lëvizjes Evropiane Daneze që ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë.

    Ndërkaq, në fund Hailti e ka njoftuar këtë delegacion edhe me zhvillimin e jetës parlamentare në Kosovë.

    Ai ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë dhe skenave jo të mira që kanë ndodhur nga partitë opozitare në kundërshtimet e tyre për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi si dhe asaj të Asociacionit, tanimë Parlamenti i Kosovës i është kthyer normaliteti dhe të gjitha subjektet politike në Kuvend janë duke bashkëpunuar dhe punuar normalisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark