Krerët e partive opozitare, AAK dhe Nisma, kanë blerë 75 kopje të librit të Zejnullah Grudës ‘Kufijtë në dëm të shqiptarëve’, për t’ua dërguar deputetëve të partive në pushtet, me shpresën që mbase do të binden se marrëveshja ishte e dëmshme.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti i cili ka vizituar gjithashtu Panairin e Librit ka falënderuar AAK-në dhe NISMA-n për librin.
“Nëse opozita në këtë rast Vetëvendosje dhe Nisma nuk është e gatshme që të bashkëbisedojë me kolegët e vetë atëherë është problem se çfarë ndikimi mund të ketë libri i Zejnullah Grudës.”
“Librin e Zejnullah Grudës mund ta gjejë edhe pa Vetëvendosjen. I falënderoj të dyja palët”, tha Haliti për RTK. /Insajderi.com