Xhavit Haliti: Deputetët nuk kanë qenë në dijeni për murin në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Deputetët nuk kanë qenë në dijeni për murin në veri

    Insajderi
    10 December 2016 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë marrëveshjeje paraprake bilateral për murin në Mitrovicë.

    Në një deklarim për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dikagjinin, Haliti ka thënë se nuk e beson të ketë qenë në dijeni për këtë as ndonjë deputet tjetër.

    “As tani nuk jam i sigurt,  nuk e di se si është marrëveshja. Nuk e besojë se e ka ditur asnjë deputet atë detaj. Sidoqoftë ato janë marrëveshje, nëse janë marrëveshje, ato i kanë nënshkru”,tha Haliti.

    Por, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se muri i ndërtuar në afërsi të lumit Ibër është pjesë e projektit për revitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.

    Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët kanë thënë se në fakt ai nuk do të jetë mur, por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën.

    Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, ka thënë se muri që u ndërtua afër urës së Ibrit në Mitrovicë, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

    “Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka deklaruar Kocijancic.

    Duke folur në cilësinë e numrit dy të Kuvendit të Kosovës, ai ka ftuar ka ftuar zërat e ndryshëm të shoqërisë dhe organizatave që kanë dalë me qëndrime rreth murit, që t’u besojnë institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit, në tejkalimin e kësaj çështjeje deri tek zgjidhja në rrugë zyrtare.

    “Nëse ka pasur një marrëveshje dhe nuk prishet ajo marrëveshje, atëherë gjithçka është në rregull. Të dy palët kur bien dakord në Bruksel, atëherë, ato janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është lehtë sot të thuash po, e nesër jo”, ka shtuar Haliti, për Radio Dukagjinin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark