22:59 - 04 Shkurt 2023

Shumëkush mund ta ketë parë ditëve të fundit një person të quajtur Hamdi duke sharë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e duke treguar haptas se është anti-amerikan.

Në një intervistë ai tregoi  edhe përkrahjen e tij për ish-diktatorin Enver Hoxha. Por i njëjti, po del të jetë edhe ish-kandidat për asamble në komunën e Mitrovicës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shartari në intervistën e tij dhënë Nacionales bëri disa deklarata skandaloze, fillimisht, duke pretenduar se amerikanët kanë interesa në Kosovë, e madje i cilësoi edhe si hajdutë.

Por fjalët e tij për Enver Hoxhën, janë krejtësisht të papranueshme.

“Diçka kanë bo ata që i ka myt.” – tha mes tjerash ai.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, shihet se Hamdi Shartari, ka qenë edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai duket se ka kandiduar për asamblist të LVV-së në Mitrovicë.

Por me të kërkuar në “Google” rreth këtij personazhi, dalin edhe lajme të tjera që flasin shumë për figurën e tij.

I njëjti, është përfolur shpesh nëpër media për sharje e ofendime ndaj qytetarëve, e madje, edhe ndaj deputetit të Listës Guxo, Burim Karameta