Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka dënuar sulmet e mbrëmshme në Stamboll si dhe në katedralen e Egjiptit.
Në një postim në facebook ai ka shkruan se në këto sulme u derdh gjak i njerëzve të pafajshëm.
“Sulmet e mbrëmshme në Stamboll si dhe në Katedralen e Egjiptit, të cilat derdhën gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe në pabesi, nuk kanë emër tjetër veç se çmenduri e skajshme e aktorëve monstruoz, e cila nuk justifikohet me asnjë normë njerëzore,hyjnore e as rregull tokësore”, ka shkruar profesori Hamiti.
“Tanimë është sqaruar për të gjithë dhe përfundimisht, se terrorizmi nuk ka të bëjë asgjë me Zotin dhe mësimet e Tij”, ka përfunduar postimi i tij./Insajderi.com