Insajderi
Lajme

Hamza: E kuqja dhe e zeza janë Shqipëri -Mesazhi i fuqishëm për 28 Nëntorin

Insajderi
28 November 2025 - 08:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza: E kuqja dhe e zeza janë Shqipëri -Mesazhi i fuqishëm për 28 Nëntorin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në urimin e tij për festën e 28 Nëntorit ka theksuar se e kuqja dhe e zeza nuk janë thjesht ngjyra, por vetë simboli i Shqipërisë.

“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë. E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, ka shkruar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark