Insajderi
Lajme

Hamza e Rama shkojnë në Qeveri, takim me Kurtin për Dhomat e Specializuara

Insajderi
02 October 2026 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza e Rama shkojnë në Qeveri, takim me Kurtin për Dhomat e Specializuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, së bashku me deputetin Rrahman Rama, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në takim pritet të diskutohet propozimi i PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të diskutimeve për ndryshimet e propozuara nga PDK-ja lidhur me funksionimin dhe kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara./eo/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark