Insajderi
Lajme

Hamza kujton 11 marsin e ‘81: Studentët u ngritën në emër të popullit

Insajderi
11 March 2026 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza kujton 11 marsin e ‘81: Studentët u ngritën në emër të popullit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar 11 marsin e vitit 1981, atëkohë kur studentët e Kosovës u ngritën në emër të popullit duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.

Hamza tha se historia e vendit është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të studentëve, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.

‘’Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.

Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.

Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë.’, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark