Insajderi
Lajme

Hamza: Nuk dënohet rruga drejt lirisë së Kosovës

Insajderi
05 October 2026 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza: Nuk dënohet rruga drejt lirisë së Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se po kërkojnë “mbikëqyrje, llogaridhënie” dhe “zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Bedri Hamza tha se nuk mund të dënohet rruga deri te liria dhe pavarësia e Kosovës.

“Nuk mund të ndërtohet diçka dhe të thuhet është legjitime, është e drejtë, është e pakontestueshme pavarësia e Kosovës, liria e Kosovës, por rruga përmes së cilës është bë është e dënueshme”, tha ai.

Hamza tha se “‘dërmarrja e përbashkët kriminale’ është problemi dhe thelbi i kësaj çështje”.

“Ne nuk po kërkojmë që të mos ketë drejtësi”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark