Insajderi
Lajme

Hamza, pas Osmanit, i drejtohet me letër Haxhiut për anëtarin e dytë të PDK’së në KQZ

Insajderi
08 April 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza, pas Osmanit, i drejtohet me letër Haxhiut për anëtarin e dytë të PDK’së në KQZ
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në letrën e dërguar, PDK thotë se përbërja e KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i partisë me dy anëtarë në këtë institucion nuk është një çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.

Gjithashtu, PDK thekson rëndësinë e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës kjo parti ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, duke garantuar barazi dhe balancë mes subjekteve politike.

Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Sipas PDK-së, në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen proporcionalisht sipas madhësisë së grupeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark