Insajderi
Lajme

Hamza takohet me Prattipatin, viziton zonat që po deminohen në Mitrovicën Jugore

Insajderi
16 April 2025 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza takohet me Prattipatin, viziton zonat që po deminohen në Mitrovicën Jugore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anu Prattipati nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot kryetarin e Mitrovicës, njëherësh kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamzën.

Kështu ka njoftuar ambasada në Facebook, transmeton Insajderi,

‘‘E ngarkuara me Punë Anu Prattipati vizitoi Mitrovicën Jugore dhe vizitoi qytetin. Ajo u takua gjithashtu me kryetarin Bedri Hamza dhe diskutoi për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohen atje. Ambasada e SHBA-së mbështet punën kritike të Ndihmës Popullore Norvegjeze për të pastruar zonat e betejës në Kosovë. Gjatë vizitës së saj në Bajgorë, CDA u bashkua me partnerët për të festuar kthimin e tokës afër Bajgorës, një moment historik i rëndësishëm në përpjekjet për ta bërë Kosovën të lirë nga mbetjet shpërthyese të luftës”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark