Insajderi
Lajme

Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

Insajderi
31 December 2025 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.

Ai tha se Kosova e ka të ardhmen përpara dhe pavarësisht sfidave, siç tha, do ta ndërtojmë së bashku, me punë të ndershme dhe me besim te njëri-tjetri.

“Qytetarë të dashur, Po hyjmë në Vitin e Ri me shpresën se do të jetë një fillim i ri për Kosovën. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kosova e ka të ardhmen përpara dhe pavarësisht sfidave, ne do ta ndërtojmë së bashku, me punë të ndershme dhe me besim te njëri-tjetri”.

“Unë besoj te qytetarët tanë. Besoj te Kosova. Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin. Ju uroj shëndet, paqe dhe shumë gëzime në familjet tuaja! Gëzuar Vitin e Ri 2026! Përzemërsisht, Bedri Hamza”, ka shkruar ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark