×
  • Lajme
  • Lajme

    Hana e humb betejën në Inspektorat me Balën- Telekomi obligohet t’i paguajë pesë mijë euro gjobë

    Insajderi
    03 December 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Telekomi i Kosovës i ka shterë të gjitha mundësitë që t’i shmanget dënimit prej 5000 eurove. Ndërmarrja publike do të detyrohet që ta paguajë dënimin dhe t’i rikthejë procedurat për konkursin e drejtorit në Departamentin e Çështjeve të Koporates. Kjo, pasi që shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës e konfirmoi atë së të pares, për cenimin në marrëdhënien e punës ndaj kandidatit Blerim Bala. Saktësisht, kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana kishte vendosur vetën në krye të komisionit vlerësues për këtë pozitë, gjë që përbënte kundërshti me dispozitat ligjore.

    Gazeta Insajderi

    Në vendimin që ka parë Insajderi të shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, ankesa e Telekomit të Kosovës për ankimimin e vendimit të shkallës së dytë për dënim me pesë mijë euro u vlerësua si e pabazë.

    Telekomi në ankesën e tyre pretendon se vendimi i shkallës së parë të IP-së ka “shkelje esenciale të procedurave administrative”, “vërtetim jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike”, “aplikim të gabuar të së drejtës materiale” dhe “tejkalim të kompetencave”.

    Inspektorati i Punës i jep të drejtë ankuesit Blerim Bala, duke përkujtuar se përkundër raportit zyrtar dhe rekomandimeve nga Inspektorati, Telekomi ka dështuar t’i zbatojë ato.

    “Pretendimet ankimore te palës me ankesë me dt.29.08.2023,nuk janë te mbështetura ne prova dhe fakte, se gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje ligjore, ju është dhëne afati për eliminimin e parregullsive në aftin pesë (5) ditë, këto pretendime nuk qëndroje pasi raporti zyrtarë e vërteton te kundërtën, raporti zyrtar të ri-inspektimit është me date 16.08.2023, ku punëdhënësi është njoftuar me parregullsitë edhe vërejtje lidhure me konstatimet në rastin e inspektimit, Vendimi Nr.01/50/198/2023 i dt.16.08.2023 të i Inspektorit të Punës lidhure me shqiptimin masës ndëshkimore gjobë palës në procedurë. Pretendimi ankimor lidhure me shfuqizimit e Udhëzimit Administrative 07/2017,nuk qëndron se ky udhëzim është ne fuqi edhe i zbatueshëm dhe e rregullon procedurën e themelimit te marrëdhënie se punës ne sektorit publik,ky udhëzim derivon nga Ligji Nr.03/L-121 të Punës, kompanitë Publike janë të përjashtuar nga ligji për Zyrtar Publik NR.06/L-16-114 i cili ka qenë në fuqi, d.m.th. nuk i nënshtrohen dispozitat e këtij ligji dhe çështjet nga marrëdhënia e punës rregullohen me anë të Ligjit Nr.03/L-121 të Punës”, thuhet në njoftim.

    IP-ja deklaron se pretendimet ankimore të Telekomit janë jo-bindëse, teksa kundër vendimit mund të ngritet kontest administrativ në afat prej 30 ditësh nga data e pranimit (20/11/23).

    Në vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, për të cilin kishte raportuar më herët Gazeta Insajderi, Hana kishte vepruar në kundërshtim me nenin 7,8 dhe 10 të Ligjit të Punës për favorizimin e kandidatëve, duke e emëruar veten në komisionin përzgjedhës në rastin e Balës, si dhe duke e anuluar testin me shkrim për konkursin për pozitën e lartcekur.

    “Kryeshefja është e autorizuar të themelojë komisionet, mirëpo në nenin 7 të U.A. 07/2017, e formon apo themelon komisionin, por kjo dispozitë nuk i jep të drejtën të emëroj vetën në komision. Kryeshefja znj. B.H duke emëruar vetën në këtë komision ka vepruar në kundërshtim të U.A. nenit 7, lidhur me nenin 8 të Ligjit të Punës 03/L-212”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës.

    Blerim Bala dhe Kreshnik Domi ishin kandidatët e vetëm që kishin plotësuar kushtet për kryeshef ekzekutiv të Telekomit përbrenda kompanisë. Madje, Domi ishte më i vlerësuari nga ambasada e Britanisë së Madhe. Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, vendosi që ta emërojë në krye të ndërmarrjes aktivisten e VV-së, Burbuqe Hanën

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark