Hudhra ka cilësi antibakterale, antikërpurdhore, antiinflamatore dhe antikanceroze.
Veç kësaj, limoni është i pasur me vitaminën C me cilësi antioksidative, mirëpo në kombinim me limonin, ky antibiotik natyral bëhet edhe më i fuqishëm.
Ndërsa ekzistojnë ilaçe që ulin kolesterolin e keq, një nga ushqimet natyrale që përdorim është më i rekomanduari, transmeton lajmi.net
Studimi, i realizuar nga shkencëtarët nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran, u krye në 112 persona me nivele të larta të yndyrës në gjak. Këta njerëz ishin të ndarë në 4 grupe.
Grupi i parë merrte hudhër dhelimon, grupi i dytë vetëm 20 gramë hudhër në ditë, grupi i tretë merrte vetëm një lugë çaji lëng limoni, teksa grupi i katërt nuk merrte asgjë.
Pas 8 javësh vëzhgimi, rezultati befasues erdhi nga grupi që kishte marrë 20 gram hudhër dhe një lugë çaji lëng limoni çdo ditë. Nivelet e tyre totale të kolesterinës dhe fibrinogjenit kishin pësuar ulje të konsiderueshme në krahasim me grupet e tjera.