Insajderi
Insporti

Hansi Flick kërkon ‘bomberin’ e ri, Barcelona synon yllin afrikan për epokën pas Lewandowskit

Insajderi
30 October 2025 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hansi Flick kërkon ‘bomberin’ e ri, Barcelona synon yllin afrikan për epokën pas Lewandowskit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona ka përfshirë sulmuesin e Galatasaray, Victor Osimhen, në listën e objektivave për verën e ardhshme, teksa klubi katalunas po kërkon zëvendësuesin afatgjatë të Robert Lewandowskit.

Sipas raportimeve, sulmuesi nigerian po shkëlqen në Superligën turke, ku ka qenë protagonist absolut gjatë dy sezoneve të fundit. Vetëm sezonin e kaluar, Osimhen shënoi 37 gola dhe dhuroi 8 asistime, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 6 gola në 9 ndeshje, përfshirë një dopietë ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve.

Me këto paraqitje, ai është konsideruar një nga sulmuesit më produktivë në Evropë, por transferimi i tij në “Camp Nou” shihet si shumë i vështirë. Galatasaray ka paguar 75 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Napoli, çka e rrit ndjeshëm vlerën e tregut të tij.

Për më tepër, vështirësitë financiare të Barcelonës mbeten një pengesë e madhe për të përballuar marrëveshje të tilla të kushtueshme. Përveç Osimhenit dhe Julian Alvarez të Atletico Madridit, blaugranasit po shqyrtojnë edhe alternativa më të përballueshme, si Karl Etta Eyong i Levantes dhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit.

Raporti shton se prioriteti i Barcelonës është të gjejë një sulmues që përshtatet me filozofinë e Hansi Flickut, por pa e rrezikuar stabilitetin financiar të klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark