Insajderi
Lajme

Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, aplikimi deri më 19 tetor

Insajderi
09 October 2026 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, aplikimi deri më 19 tetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar hapjen e afatit të ri për aplikim në Provimin e Jurisprudencës.

Sipas njoftimit të Gërvallës, kandidatët mund të aplikojnë nga 9 deri më 19 tetor 2026, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Provimi i Jurisprudencës do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.

Gërvalla u ka bërë thirrje kandidatëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, profesionale dhe mbi bazën e meritës.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës e-Kosova, ndërsa informatat shtesë lidhur me procedurat e aplikimit mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark