Insajderi
Lajme

Hapet afati, prej sot pranohen aplikimet për dëmet nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës

Insajderi
12 January 2026 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hapet afati, prej sot pranohen aplikimet për dëmet nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sot është hapur procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.

Të gjithë qytetarët e prekur mund të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në këtë komunë dhe afati është i hapur deri më 26 janar.

Në njoftim është bërë e ditur edhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
  • Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Numri i anëtarëve të familjes;
  • Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark