Insajderi
Lajme

Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së

Insajderi
09 September 2024 - 15:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga sot është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kështu u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e cila ka njoftuar të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga sot, data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin e publikuar https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark