Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, sot nga ora 12:00, në sheshin “Adem Jashari në Prishtinë është hapur edhe ‘Muzeu i Korrupsionit’.
Me moton “Korrupsioni ashtu si ishte”, brenda këtij muzeu janë trajtuar temat për fushën e shëndetësisë, arsimit, ndërtimeve pa leje si dhe tema të tjera në lidhje më çështje sociale.
Muze do të qëndrojë i hapur nga data 5,6,7,8,9 i këtij muaji duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 20:00./Insajderi.com