Në qytetin e Lipjanit ka filluar punën ordinanca e re logopedike “VocaliS”. Ky institucion ofron shërbime të specializuara në fushën e logopedisë, duke u fokusuar në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të të folurit, gjuhës dhe komunikimit.
Shërbimet ofrohen për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit, përmes terapive të personalizuara sipas nevojave specifike të pacientëve. Ordinanca udhëhiqet nga logopedet profesionale, Venisa Arifi dhe Sara Vitija.
Objektivi kryesor i “VocaliS” është ofrimi i metodave bashkëkohore për përmirësimin e aftësive komunikuese te personat që shfaqin vështirësi në këtë fushë.
Ordinanca ndodhet në një lokacion qendror në Lipjan, saktësisht përballë Ambulantës (QKMF-së), duke mundësuar qasje të lehtë për qytetarët e kësaj komune dhe zonave përreth.