Insajderi
Biznes

Hapet panairi “Ekologji(k)a kosovare”

Insajderi
03 December 2019 - 10:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” sot hap në panairin “Ekologji(k)a kosovare”.

Në kuadër të këtij panairi do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit në vitet e fundit, si ndotja e ajrit, dëmtimi i pyjeve, lumenjve, gjendjen e deponive të mbeturinave, dëmet nga gurthyesit, ndërtimet e hidrocentraleve etj.

Aty do të shpërndahen edhe shumë hulumtime dhe raporte që janë realizuar në vitet e fundit nga organizatat e koalicionit “Pro Open” mbi mjedisin në Kosovë.

Gjatë këtij organizimi do të mbahen edhe dy debate. Debati i parë do të ketë në panel zyrtarë të institucioneve shtetërore të fushës së mjedisit, ndërsa debati i dytë përfaqësues të shoqërisë civile që kanë realizuar hulumtime mbi mjedisin në Kosovë.

Gjithashtu në kuadër të panairit “Ekologji(k)a kosovare” do të ndahen edhe tre çmime për shkrimet më të mira mbi mjedisin në Kosovë gjatë vitit 2019.

Panairi do të mbahet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës dhe do të jetë i hapur nga ora 09:30 deri në ora 20:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark